Theo Hernandez me shpirt luftaraki, i festoi në sy lojtarit kundërshtar

Milani ka arritur që të fitojë me Napolin në Champions League. Kuqezinjtë ia dolën me shifrat 1-0 në ndeshjen e parë të kompeticionit më të rëndësishëm europian. Goli i vetëm u realizua nga ana e Ismael Bennacer në minutën e 40’të të pjesës së parë, shkruan Lajmi.net Menjëherë pas këtij goli, Theo Hernandez e gjeti…

Sport

12/04/2023 23:27

Milani ka arritur që të fitojë me Napolin në Champions League. Kuqezinjtë ia dolën me shifrat 1-0 në ndeshjen e parë të kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Goli i vetëm u realizua nga ana e Ismael Bennacer në minutën e 40’të të pjesës së parë, shkruan Lajmi.net

Menjëherë pas këtij goli, Theo Hernandez e gjeti veten në një duel me Lozanon. Mbrojtësi i Milanit arriti ta mbyllte dhe në fund zgjodhi që të festonte si i çmendur para syve të tij, në emocionet edhe të avantazhit. Tani do të jetë më mirë që Theo të mos shkojë në Napoli për ndeshjen e kthimi.