The Athletic: Lewandowski do të largohet nga Barcelona në vitin 2026

Raportohet se Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2026. Sipas The Athletic, klubi ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën sulmuesit polak, e cila skadon pas sezonit të ardhshëm, transmeton lajmi.net. Barcelona pritet të nisë një fazë rinovimi në repartin ofensiv dhe largimi i Lewandowskit shihet si pjesë e këtij…

Sport

02/12/2025 19:42

Raportohet se Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2026.

Sipas The Athletic, klubi ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën sulmuesit polak, e cila skadon pas sezonit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Barcelona pritet të nisë një fazë rinovimi në repartin ofensiv dhe largimi i Lewandowskit shihet si pjesë e këtij tranzicioni. Sezoni 2025/26 pritet të jetë i fundit për të në “Camp Nou”.

Lewandowski ka qenë njëri nga golashënuesit kryesorë të klubit, por Barcelona synon të investojë në lojtarë më të rinj për të ardhmen./lajmi.net/