Thaçi zhvilloi një takim me kryetarët e Degëve të PDK’së

Thaçi i ka njoftuar kryetarët e degëve me zhvillimet më të reja në Kosovë si dhe me vendimet e Qeverisë për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e shoqërisë së Kosovës, për aprovimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK'së, etj.

Lajme

15/03/2014 12:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,Hashim Thaçi, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të PDK’së.

Në takim, Thaçi i ka njoftuar kryetarët e degëve me zhvillimet më të reja në Kosovë si dhe me vendimet e Qeverisë për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e shoqërisë së Kosovës, për aprovimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK’së, për vendimin e Qeverisë për procedimin e mëtejmë të Kontratës kolektive si dhe për procesin e shndërrimit të FSK’së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Kryetarët e degëve të PDK’së e njoftuan Thaçi për aktivitetet në degë si dhe për aspektet organizative të Gruas dhe Rinisë demokratike, thuhet në një njoftim të PDK’së.