Thaçi: Transformimi i FSK-së nuk jep arsye për t’u frikësuar
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se transformimi i FSK-së nuk jep arsye për t’u frikësuar, por për të festuar.
Lajme
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për takimin urgjent për Kosovën që pritet të zhvillohet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social Twitter, Thaçi ka shkruar se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri nuk jep ndonjë arsye për t’u frikësuar, por për të festuar.
Sipas Thaçit tani fokusi i Kosovës është në dialog për t’i siguruar Kosovës ulëse në OKB.
Postimi i plotë i Thaçit:
Takimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është urgjent për Kosovën.
E vërteta të thuhet, transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ushtri, nuk jep arsye për t’u frikësuar, por për të festuar sepse ky veprim konfirmon përkushtimin e Kosovës për institucione multietnike.
Tani fokusi është në dialog, për t’i siguruar Kosovës një ulëse në OKB. /Lajmi.net/