Thaçi: Në Kuvend duhet të bëhet test alkooli (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Klan Kosovën duke komentuar ngjarjet e fundit në Kuvend ka thënë se duhet të ketë një test apo kontrollë të alkoolit.

Lajme

26/10/2015 13:19

Sipas tij, ka veprime të dehjes në Kuvend.

“Duhet të dihet në çfarë gjendje futen deputetët brenda në Kuvendin e Kosovës”.

“Më i rrezikshëm është një deputet i dehur se një shofer i dehur sepse një deputet i dehur merr në qafë një popull me veprimet e veta”.

Këtë deklaratë dhe intervistën e zgjeruar të Hashim Thaçit ndiqeni sonte në Zona B në Klan Kosova me fillim nga ora 21:00.

YouTube player