Thaçi mbjell fidane
Kryeministri Hashim Thaçi dhe nënkryetari i PDK’së, Kadri Veseli kanë mbjellur fidane në qytetin e Klinës. Në ditën ndërkombëtare të Pyjeve dhe Drunjve, Thaçi ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për një ambient të pastër.
Lajme
Në ditën ndërkombëtare të Pyjeve dhe Drunjve, dhe për të shënuar këtë ditë, Kryeministri Hashim Thaçi së bashku me nënkryetarin e partisë së tij, Kadri Veseli kanë mbjellë fidane në qytetin e Klinës.
Kryeministri Thaçi ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për një ambient më të pasur dhe më të mirë për gjithë qytetarët e Kosovës.
Dita ndërkombëtare e Pyjeve dhe Drunjve ka për qëllim që të ndërgjegjësojë njerëzit për rëndësinë e pyjeve.
(Kosovapress)