Thaçi: Lëvizja e bllokut sinjal pozitiv, na duhet një marrëveshje politike (Video)

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si sinjal pozitiv gatishmërinë e Bllokut për të heq dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit. Thaçi ka thënë se spektri politikë duhet  të arrijë një marrëveshje që do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve.

Lajme

08/11/2014 17:20

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, ka kërkuar arritjen e një marrëveshje politike si hap drejt formimit të institucioneve.

Thaçi në një intervistë për RTK-në, ka dhënë përgjigjen e tij për partitë e Bllokut, pasi këta të fundit janë shprehur të gatshëm për të votuar kandidatin e PDK-së.

Ai ka thënë se paritë e Bllokut me lëvizjen e tyre e kanë kuptuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është një sinjal pozitiv.

“Ajo që është e rëndësishme është fakti se partitë e mbledhura rreth Bllokut, definitivisht kanë akceptuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kanë filluar të reflektojnë, të respektojnë Kushtetutën dhe ky është një sinjal pozitiv pas 5 muajve të bllokadës”.

“Ndërsa hapat e Partisë Demokratike do të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovë, ligjet e vendit. Për gjithçka, ne do te ulemi të diskutojmë si spektër politikë, qoftë në thirrjen e seancës konstitutive qoftë për formimin e qeverisë dhe hapat e mëtutjeshëm”.

“Ajo çka kërkohet është arritja e marrëveshjes politike për hapat e mëtutjeshëm”, ka pohuar kryeministri në detyrë, Hashm Thaçi. (RTK)