Thaçi: Gjykata Speciale nuk ridizajnonë historinë e Kosovës, por i largon asaj renë e zezë (Video)
Zv.kryeministri, ministri i Jashtëm, dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, u ka kërkuar deputetëve të Kosovës, që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, e cila sipas tij, do të përfundonte një herë e përgjithmonë akuzat e ngritura nga Dick Marty.
Lajme
Thaçi ka thënë se nëse kjo gjykatë nuk themelohet nga Kosova, atëherë do të themelohej nga OKB, e cila sipas tij do të rëndonte mbi Kosovën për kohë shumë më të gjatë, sesa gjykata e cila do të themelohej nga Kuvendi i Kosovës.
“Sot Kuvendi i Kosovës është para dy situatave, që të votojë një gjykatë e cila do ta hiqte këtë barrë brenda 4-5 viteve, ose gjykata të themelohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe Kosova të përballej me akuza për rreth 15 vite”.
“Jemi të vetëdijshëm se Serbia ka vrarë mbi 12 mijë qytetarë të Kosovës, ka dhunuar rreth 20 mijë femra, ka mbi 1 mijë e 600 të zhdukur. Por duhet ta kemi parasysh se në Siri numri i viktimave shumëfish më i madh, dhe konflikti atje po vazhdon ende. E u jemi falënderues bashkësisë ndërkombëtare, që na ndihmuan të fitojmë luftën me Serbinë, që ajo të mos ishte edhe më e rëndë e me më shumë viktima e vuajtje për ne”.
“Thaçi ka thënë se nuk do të lejohet që Gjykata Speciale të përdoret për të ridizajtuar historinë e Kosovës, por e përkrahim themelimin e saj, për të larguar renë e zezë të krijuar mbi qiellin e Kosovës”, ka thënë Thaçi. (lajmi.net)