Thaçi: Fitorja e sotme, historike
Presidenti Hashim Thaçi uron të gjithë shqiptarët për fitoren e parë të Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
Lajme
Thaçi thotë se pavarësisht se a do të kualifikohen për fazën e radhës, djelmoshat e De Biasit dhe tifozët kuqezinj bën një paraqitje dinjitoze në Francë, shkruan lajmi.net
“Bravo Kombëtares për fitoren e sotme historike në EURO 2016. Pavarësisht se a do të kualifikohen në turin e radhës, djelmoshat kuqezi, në krye me përzgjedhësin De Biasi dhe me një tifozeri mbresëlënëse, kanë bërë një paraqitje dinjitoze në Francë. Gëzuar! HTH #ALB”, shkruan presidenti Thaçi në Facebook./lajmi.net