Thaçi falënderon SHBA-të për reagimin: Lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim për arritjen e marrëveshjes
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku demantohen zërat se midis Kosovës dhe Serbisë ka marrëveshje sekrete për shkëmbim territoresh.

Lajme
Ai ka falënderuar Grenellin, Palmerin dhe Konsettin për deklaratën e tyre të përbashkët e të sigurisë, shkruan lajmi.net.
Më tutje, ai është shprehur se lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.
Ky është postimi i tij:
Faleminderit Richard Grenell, Matthew Palmer dhe Philip Kosnett për këtë deklaratë të sigurisë. Ne duhet të përdorim momentin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim i përhershëm për këtë qëllim.
Thank you @RichardGrenell, Matt Palmer & @USAmbKosovo for another reassuring statement. We must use the momentum & support of the US to relaunch dialogue & reach a final agreement on mutual recognition & UN membership. Fake news & speculations are a permanent threat to this aim https://t.co/DlmvaSJObL
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 26, 2020