Thaçi e Lajçak do të takohen sërish në Prishtinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet sërish të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Lajme
Siç merr vesh lajmi.net, Thaçi tashmë e ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me zyrtarë të ndryshëm të qeverisë amerikane, dhe mësohet se është duke u rikthyer në Kosovë, ku do të zhvillojë sërish një takim me Lajçakun për të diskutuar hapat e radhës në dialogun për marrëveshjen finale.
Thaçi e Lajçak ishin takuar edhe ditë më parë, para nisjes së presidentit Thaçi për Uashington, ku Lajçak kishte thënë se përvoja e gjatë e Thaçit i nevojitej dialogut Kosovë-Serbi. /Lajmi.net/