Thaçi e dekoron Albright me ‘Urdhrin e Lirisë’, ajo thotë se është krenare me popullin e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e ShBA-së, Madeleine Albright.

Lajme

12/06/2019 10:10

Gjatë takimit, Thaçi e ka dekoruar Albright me ‘Urdhrin e Lirisë’.

“Mirë se ke ardh në shtëpinë tuaj, në familjen tuaj, ju keni qenë dhe do mbeteni gjithmonë hero i popullit të Kosovës për angazhimin që ke treguar për ta ndaluar të keqen, vrasjet dhe dëbimet për të krijuar mundësinë për rikthimin e njerzëve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Për të punuar për reformat demokratike, për zhvillimin ekonomik të një vendi të ri në Evropë. Jemi të bekuar si vend që edhe pas 20 viteve jeni rikthy në familjen tuaj, për të uruar dhe festuar bashkërisht 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, që lidhet drejtëpërdrejt më kontributin tuaj personal. Si president i Kosovës, më lejo që të ndaj çmimin e ‘Urdhrit të Lirisë’ për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, Albright ka falënderuar Thaçin për çmimin e dhënë, duke thënë se është krenare që e bënë Kosovën e pavarur.

“Faleminderit shumë për këtë nderim. Jam krenar që e bëmë këtë gjë të ndodh, nuk do e harrojë kurrë kur erdha për herë të parë në Prishtinë dhe i dëgjova popullin duke na falënderuar. Mendoj se SHBA bëri gjënë e duhur që të ndihmojë njerëzit e Kosovës që ta fitojnë lirinë. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihem si sikush që ka kontribuuar për këtë”, ka deklaruar Albright. /Lajmi.net/