Thaçi: Dialogu duhet të ndryshojë format
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se vendi ka vetëm të ardhme evropiane.
Lajme
Pas takimeve në Bruksel me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme Frederica Mogherini.
Preisndenti Thaçi tha se dialogu me Serbinë duhet të ndryshojë format derisa kërkoi përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
“Besoj dhe insistoj se duhet të ketë ndryshim të dinamikës dhe agjendës së këtij dialogu sepse duhet të implementohen marrëveshjet e arritura dhe duhet të lëvizet sa më shpejt aq më mirë në mënyrë po aq të fuqishme dhe dinamike që ky dialog të jetë i përmbyllur në një kornizë evropiane në një kornizë euroatlantike”, tha Thaçi për RTK.