Thaçi: Dialog me Serbinë për Ushtrinë nuk do të ketë asnjëherë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke folur për disa nga çështjet e ngritura nga panelistët është shprehur i bindur se formimi i Ushtrisë do të përfundojë për kundër dallimeve.

Lajme

01/11/2017 12:39

Ai ka përsëritur që edhe me ndryshim të ligjit procesi është kushtetues, raporton lajmi.net.

Duke folur prej procesit të demilitarizimit të UÇK-së dhe formimin e TMK-sè, Thaçi ka thënë se FSK-ja nuk është vazhdimësi e tyre por një forcë e re e paraparë edhe me dokumentin e Ahtisarit.

Tutje, ai ka thënë dëshiron të besojë që motivi i serbëve për të qenë pjesë i FSK është i njëjtë si në polici e institucione tjera, e jo për ekzistence.

Thaçi e ka quajtur argument të paqëndrueshëm se dikujt që nuk i pëlqen formimi i Ushtrisë dhe thotë se serbet kanë frikë.

“Uniforma e FSK duhet të jetë e dashur për komunitetin serb ashtu si e policisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Më tej, Thaçi ka thënë se formimi i ushtrisë është prioritet strategjik i Kosovës kundër askujt.

“Dialog me Serbinë për ushtrinë nuk ka e as që ka me pas ndonjëherë, por nuk do të thotë që do të kemi raporte armiqësore me Serbinë por ne jemi vend sovran dhe vendimet i marrim vetë”, ka thënë Presidenti. /Lajmi.net/