Abdixhiku takohet me Prattipatin: Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe…

Lajme

10/11/2026 14:01

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar përfaqësuesen amerikane për bashkëpunimin me LDK-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

“E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka theksuar se raportet me Shtetet e Bashkuara mbeten përcaktim i përhershëm i partisë që drejton.

“Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:
Sot, në Seline Qendrore, prita në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. 🇺🇸🇽🇰
Biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.
E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.
Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike./lajmi.net/