Thaçi: Anëtarësimi në WCO ndihmon Kosovën në përforcimin doganor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Organizatës Botërore të Doganave, është lajm i shkëlqyeshëm.

Lajme

03/03/2017 13:39

Sipas tij, pjesëmarrja e Kosovës në organizata multilaterale dhe ndihmon Kosovën në përforcimin e sistemit tonë të shkëlqyer doganor, transmeton lajmi.net.

“Lajm i shkëlqyeshëm që Kosova u bë anëtare e Organizatës Botërore të Doganave (WCO). Ky lajm paraqet konsolidim madhor të pjesëmarrjes tonë në organizata multilaterale dhe ndihmon Kosovën në përforcimin e sistemit tonë të shkëlqyer doganor. Procesi i filluar para dy vitesh për depozitimin e instrumenteve ligjore dhe konventave po jep rezultate të prekshme. Falëderojmë Belgjikën dhe shtetet mike për ndihmë”, shkruan Thaçi në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/