Tetë të lënduar nga aksidenti mes katër veturave në Ferizaj
Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave në fshatin Softaj të Ferizajt. Rastin për lajmi.net, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas Veselit, aksidenti ndodhi në shtunën rreth orës 17:50, derisa të lënduarit pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar. “Me datë 20.09.2025…

Lajme
Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave në fshatin Softaj të Ferizajt.
Rastin për lajmi.net, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas Veselit, aksidenti ndodhi në shtunën rreth orës 17:50, derisa të lënduarit pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.
“Me datë 20.09.2025 , rreth orës 17:50 ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore ka marr tetë persona, te cilit pas tretmanit Mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar”, thuhet në përgjigjen e Veselit.