Tetë skuadra po e kërkojnë Donnarumman
Tifozët e Milanit dje mbetën të befasuar kur kuptuan se portieri i tyre, Gianluigi Donnarumma, ka refuzuar të vazhdojë kontratën.

Sport
Donnarumma që theu shumë rekorde në futboll kur debutoi me Milanin në Serie A në moshën 16 vjeçare, ka vendosur të ndërroi skuadër.
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Milanit pas një konference për shtyp të thirrur një ditë më parë.
“Raiola na njoftoi se Donnarumma ka vendosur të mos vazhdojë kontratën me Milanin. Ne i kemi bërë një ofertë, futbollisti e shikoi dhe nuk ishin vetëm problemet ekonomike, por ai tha se nuk dëshiron të vazhdojë me Milanin dhe do të largohet më 30 qershor 2018”, ka thënë Marco Fasone i Milanit, duke shtuar se klubi është zhgënjyer nga ky veprim.
Sot mediet e huaja njoftojnë se janë disa klube që dëshirojnë të nënshkruajmë me 18 vjeçarin.
Arsenal, Barcelona, Chelsea, Juventus, Manchester City, Manchester United, PSG dhe Real Madrid./Lajmi.net/