Testimi i parë i rënies së iPhone 6 (Video)

Dy celularët e rinj të Apple dolën në shitje dje, kështu që njerëz nëpër internet shfaqën atë se sa shpejtë mund të shkatërrohet një iPhone.

Auto & Tek

21/09/2014 15:44

Celuarët e rinj janë në shitje që 24 orë dhe videot e testimeve të para të rënies së iPhone janë duke qarkulluar tashmë nëpër internet.

Rezultatet e rënies janë pak të përziera, por ka disa përfundime tragjike të ekranëve të celularëve, transmeton Lajmi.net.

I pari që i bëri testin celularëve ishte TechSmartt, i cili e krahasoi atë se si iPhone 6 do të përfundonte nëse do ta lëshonte në tokë së bashku me mbrojtësin e tij nga Apple.

iPhone 5S ishte testuar gjithashtu për t’i parë rezultatet. Më poshtë mund ta shihni testimin e bërë në slowmotion: