Testi i urinës që do të zbulojë përmes ngjyrës nëse keni kancer apo jo

Një test i ri i urinës, në të cilin në rast se e ndryshon ngjyrën kjo e fundit, do arrijë të zbulojë kancerin, sipas një studimi të ri.

Lifestyle

04/09/2019 16:11

Testimet e kryera në minj kanë treguar se testi funksionon, urina e të cilëve ka marrë ngjyrë të kaltër nëse është detektuar kanceri në zorrë të trashë, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët shpresojnë se në të ardhmen testi do të jetë një mjet i ri diagnostikimi, i cili do të jetë më i lirë dhe më i lehtë sesa metodat aktuale.

Ky studim është publikuar në revistën prestigjioze “Nature Nanotechnology”. /Lajmi.net/