‘Tesla’ së shpejti me shërbime të ‘Netflix’ dhe ‘Youtube’ në veturat e saj
Tesla së shpejti do t'u lejojë pronarëve të veturave të shikojnë videot në 'Netflix' dhe 'YouTube' në ekranet multimediale të automjeteve të tyre.
Auto & Tek
Një gjë të tillë e konfirmoi vetë shefi ekzekutiv i kompanisë prodhuese të automobilave elektrik, nëpërmjet një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.
Transmetimi i videos do jetë i disponueshëm vetëm kur makina është parkuar, megjithëse Musk thotë se “kur sistemi vetë-vozitës aprovohet nga rregullatorët, do jetë në gjendje të bëhet transmetimi i shërbimeve të dy platformave kur vetura është në lëvizje”.
Pronarët e makinave ‘Model 3’ dhe modelit të ardhshëm ‘Model Y’ do ballafaqohen me ekrane të orientuara horizontalisht.
Inxhinieri Musk thotë se ky përditësim do të vijë së shpejti, ndërsa gjasat janë të mëdha se mund të ndodh në gusht të këtij viti. /Lajmi.net/