Terroristi i Stambollit kishte shkuar në Turqi më 20 nëntor, bashkë me gruan dhe fëmijët

E përditshmja italiane “Correire dela Serra” thekson se nuk përjashtohet mundësia se sulmuesi i Stambollit, shtetasi nga Kirgizia, Jahe Mashrapov ka kaluar një pjesë të stërvitjeve ushtarake në Siri, edhe pse emri i tij nuk është gjetur në listën e të huajve që kanë luftuar për ISIS-in, si dhe ekzistojnë dyshime se tash ishte përgatitur për arrati.

Bota

03/01/2017 15:28

Është transmetuar edhe deklarata e bashkëshortes së Mashrapovit. Ajo ka thënë se e ka ditur se ai ishte simpatizues i ISIS-it dhe se për të shtënat ka dëgjuar në televizion, transmeton lajmi.net.

Policia turke ka publikuar deklaratën e bashkëshortes së të dyshuarit e cila për masakrën thotë se ka dëgjuar në televizion shkruan “Mail Online”.

Sipas njoftimeve të para, ai bashkë me gruan dhe fëmijët kishte arritur në Stamboll më 20 nëntor nga Kirgizia, e më pas përmes Ankarasë ka kaluar në qytetin Konja. Atje kanë marrë banesë me qira dhe kanë paguar rreth 300 euro në muaj, ka thënë ai, dhe ka shtuar se burri i saj udhëtonte shumë për të kërkuar punë.

Ai ka shtuar tutje se burri i saj më 29 dhjetor kishte shkuar nga Konja në Stamboll. Ai ka përsëritur se për të shtënat ka dëgjuar në televizion dhe se nuk e ka ditur se burri i saj ka lidhje me ISIS-in.

Kur është publikuar fotografia, fqinjët e kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në banesën e tij, raporton index.hr.

Mediat turke kanë raportuar sot se ai ka luftuar në radhët e ISIS-it në Siri.

Në sulmin në klubin e natës në Stamboll në natën e ndërrimit të moteve, janë vrarë 39 persona, kurse përgjegjësinë për sulm e ka marrë ISIS-i.

Mashrapov është i lindur më 2 gusht të vitit 1988 në Kirgizi, transmeton lajmi.net.

Mediat botërore kanë publikuar fotografinë e faqes së parë të pasaportës së shtetasit së Kirgizisë ku shihet fotoja e tij. Deri me tash nuk është konfirmuar zyrtarisht se ai është sulmuesi nga klubi “Reina”. /Lajmi.net/