Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet, publikohet momenti i frikshëm

Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur Filipinet afër qytetit Davao të dielën.

Bota

15/12/2019 10:14

Pos dëmeve materiale që janë shkaktuar, atje janë lënduar edhe 14 persona, thanë zyrtarët e Filipineve.

Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS) raporton se lëkundjet sizmike ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao, shkruan Reuters.

Ky rajon ishte goditur nga katër tërmete të fuqishme në tetor dhe nëntor, të cilat lanë të vdekur të paktën 20 njerëz.