Tërbohet Daçiq lidhur me storjen se ka fshehur një dekoratë të Millosheviqit!

Lider i socialistëve serbë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i thirrur nga gazeta Kurir e Beogradit, është tërbuar kur është pyetur për ta dëgjuar anën e tij të tregimit për një dekoratë të punuar enkas për Sllobodan Millosheviqin, që në vend se të gjendej në trezor të Bankës Qendrore, është fshehur në trezorin e MPB-së. 

Lajme

27/08/2014 00:44

Kjo dekoratë e ish-Jugosllavisë, e punuar për ish-kryetarin Sllobodan Millosheviq, e vlefshme rreth 150,000 euro, me vite është fshehur në trezorin e kabinetit të ministrit të Policisë, ka marrë vesh gazeta Kurir.

Kjo dekoratë është punuar nga metale fisnike dhe gurë të çmuar dhe peshon rreth 800 gramë. Ylli i kësaj dekorate është i punuar nga argjendi, ari dhe diamantet. Ndërmarrja “Majdanpek”, e cila prodhonte produkte nga ari dhe argjendi, “e ka punuar në atë kohë për Millosheviqin, ndërsa ajo i është marrë me rastin e arrestimit më 2001 në Beograd”.

“Ivica Daçiq u tërbua kur e pyetëm për të dëgjuar fjalët e tij lidhur me këtë.

‘A e di ti që po flitet se progresistët (Partia Progresiste e Vuçiq) duan të ju shuajnë deri në Vitin e Ri?! Kush do të ju mbetet pas kësaj? A ua dha këtë storje për dekoratën Nebojsha Stefanoviq?! Tash do ta thërras dhe t’ia q..nënën! Çka po më bëni kështu, me çka e kam merituar këtë? Tashti për ju Nebojsha është super?! Po ju qif..të gjithëve juve”, ulërinte Daçiqi, shkruan Kuriri.