Ter Stegen: Ne duam që De Jong të qëndrojë

Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen ka folur në lidhje me mesfushorin Frenkie de Jong. E ardhmja e De Jong vazhdon të jetë e paqartë. Kur u tha se kishte mbetur vetëm zyrtarizimi i mesfushorit si lojtari më i ri i Man United, gjithçka ndryshoi. Tani holandezi mund të qëndrojë te Barcelona, transmeton lajmi.net.…

Sport

31/07/2022 09:16

Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen ka folur në lidhje me mesfushorin Frenkie de Jong.

E ardhmja e De Jong vazhdon të jetë e paqartë.

Kur u tha se kishte mbetur vetëm zyrtarizimi i mesfushorit si lojtari më i ri i Man United, gjithçka ndryshoi.

Tani holandezi mund të qëndrojë te Barcelona, transmeton lajmi.net.

E lidhur me këtë ka folur edhe portieri i ekipit katalanas, Ter Stegen.

“Ne duam që De Jong të qëndrojë, por është çështje e ekipit”, tha gjermani.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final për të ardhmen e mesfushorit./Lajmi.net/