Tenton të agjërojë 40 ditë dhe netë pa ndërprerë, ja çfarë ndodhi me të

Një pastor ka tentuar të agjëroj 40 ditë dhe netë pa ndërprerë si shenjë solidarizimi me Jezus Krishtin kur u tundua nga djalli në shkretëtirën Judaean.

Fun

04/01/2022 09:41

Alfred Ndlovu, ka tentuar për ta bërë të njejtën, por siç duket nuk i ka mbaruar mirë, përcjellë lajmi.net

Ai u dorëzua pas 30 ditësh, sipas asaj që shkruan buzzsouthafrica.

“Ai ishte njeri shumë shpirtëror”, citon faqja e internetit, një anëtar të familjes duke u shprehur për pastorin Ndlovu.

“Është për të ardhur keq që ka vdekur në këtë mënyrë dhe jemi ndjerë të tmerruar kur kemi dëgjuar për të”, vazhdon anëtari i familjes.

Pastori ishte njeri shumë i shëndetshëm edhe përkrah moshës së tij.

Trupi i tij mesa duket u gjetë në shkretëtirë nga një i huaj dhe nëse e gjithë kjo ngjarje është e vërtetë, mund të themi se pastori ishte predikues i madh i besimit të tij dhe ka bërë një sakrificë të madhe.