Tentoi të vetëdigjej pas faljes së namazit, 40-vjeçari me kartelë mjekësore nga spitali Nr.5
40-vjeçari i cili ka tentuar të vetëdigjet mëngjesin e sotëm, në sheshin “Skënderbej”, pas faljes së namazit, të Fiter Bajramit, rezulton të jetë person me probleme mendore.
Lajme
Mësohet se personi që shkaktoi incidentin është Besim Grosha. Ky i fundit u fut në mes të turmës së besimtarëve, dhe pasi ishte lyer me benzinë tentoi të vetëdigjej.
Ka qenë reagimi i shpejtë i të pranishmëve që ka shmangur tragjedinë. Disa persona arritën ta neutralizonin, ndërsa më pas policia e shoqëroi në Komisariatin nr.1.
i cili tentoi të vetëdigjet gjatë faljes së Bajramit rezulton me probleme mendore.
BË shkruan se Grosha është i pajisur me kartele mjekësore nga spitali Nr.5 dhe se pas arrestimit ai i është dorëzuar spitalit për trajtim mjekësor. 40-vjeçari është banues në Tiranë, në zonën e Freskut./Shekulli