Tentim vrasje në Prishtinë, një person përfundon në QKUK, policia sekuestron 14 gëzhoja dhe 11 fragmente të predhave, arrestohet i dyshuari
Një tentim vrasje është regjistruar mbrëmë në kryeqytet, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri. Policia ka arrestuar të dyshuarin, një mashkull kosovar, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, transmeton lajmi.net Ngjarja ka ndodhur më 24…
Lajme
Një tentim vrasje është regjistruar mbrëmë në kryeqytet, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, një mashkull kosovar, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, transmeton lajmi.net
Ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2025, rreth orës 23:10, në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja dhe 11 fragmente të predhave.
Viktima, mashkull kosovar, është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë në posedim të të dyshuarit. Pas intervistimit në stacion policor dhe në koordinim me prokurorin e rastit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit në mbajtje.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga njësitë përkatëse policore në Prishtinë./lajmi.net/