Tentim vrasje në Drenas, autori largohet nga ngjarja
Policia ka raportuar në Drenas për një mosmarrëveshje mes disa personave, ku njëri prej tyre nga fjalosja që kishte pasur ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes policia me njësitet përkatëse kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike. Ndërsa për të lënduar nuk raportohet. “Raportohet se pas një…
Lajme
Policia ka raportuar në Drenas për një mosmarrëveshje mes disa personave, ku njëri prej tyre nga fjalosja që kishte pasur ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes policia me njësitet përkatëse kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike.
Ndërsa për të lënduar nuk raportohet.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes katër personave meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.”-thuhet në njoftim të policisë. /Lajmi.net/