Tensione pranë Kryeministrisë në Tiranë, policia përdor spraj me piper dhe ndërhyn me autobot

Situata pranë Kryeministrisë në Tiranë vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë nuk kanë të ndalur. Policia ka ndërhyrë duke përdorur spraj lotsjellës dhe spraj me piper ndaj protestuesve, në përpjekje për të kontrolluar situatën. Në vendngjarje është angazhuar edhe autoboti me ujë, ndërkohë që raportohet se disa protestues…

Lajme

25/10/2026 20:22

Situata pranë Kryeministrisë në Tiranë vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë nuk kanë të ndalur.

Policia ka ndërhyrë duke përdorur spraj lotsjellës dhe spraj me piper ndaj protestuesve, në përpjekje për të kontrolluar situatën.

Në vendngjarje është angazhuar edhe autoboti me ujë, ndërkohë që raportohet se disa protestues janë shoqëruar nga efektivët e policisë.

Tensionet pranë godinës së Kryeministrisë vijojnë, ndërsa forcat policore mbeten të angazhuara në terren.