Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Disa protestues kanë nisur t’u vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës, duke krijuar vatra zjarri në zonën ku po zhvillohet tubimi. Djegia e koshave ka shkaktuar tym në rrugë, ndërsa protesta vijon përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.…

Lajme

27/10/2026 16:05

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Disa protestues kanë nisur t’u vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës, duke krijuar vatra zjarri në zonën ku po zhvillohet tubimi.

Djegia e koshave ka shkaktuar tym në rrugë, ndërsa protesta vijon përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Ky incident shënon një moment tensioni gjatë tubimit, teksa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre.