Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret ndryshime të mëdha në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, pavarësisht rënies së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Haxhiu tha se është e rëndësishme që regjimet autoritare të ndëshkohen, por shprehu rezerva nëse ndryshimet politike në Serbi do të sjellin edhe ndryshim të mendësisë ndaj…

Lajme

27/10/2026 16:23

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret ndryshime të mëdha në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, pavarësisht rënies së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Haxhiu tha se është e rëndësishme që regjimet autoritare të ndëshkohen, por shprehu rezerva nëse ndryshimet politike në Serbi do të sjellin edhe ndryshim të mendësisë ndaj Kosovës.

“Së pari është shumë e rëndësishme që regjimet autoritare të ndëshkohen. Nuk kemi shumë besim që do të ndryshojë shumë mendësia atje në Serbi. Megjithatë, Republika e Kosovës do të qëndrojë e fortë përballë çdo sfide që ka para vetes”, tha Haxhiu para mediave në Maqedoninë e Veriut, sot gjatë vizitës atje.