Paris Guri për deklaratën e Donika Gërvallës: Ishte skandaloze, qeshte në një ditë zie

Deputeti nga LDK Paris Guri ka komentuar deklaratën e ministres Donika Gërvalla lidhur me rastin e Arlindës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur gjatë së Hënës. Guri e cilësoi deklaratën e Gërvallës si skandaloze, ndërsa tha se Ministria duhej të shpallte ditë zie pas kësaj tragjedie. “Deklarata e Donika Gërvallës ishte skandaloze, ministria atë ditë…

Lajme

27/10/2026 16:16

Deputeti nga LDK Paris Guri ka komentuar deklaratën e ministres Donika Gërvalla lidhur me rastin e Arlindës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur gjatë së Hënës.

Guri e cilësoi deklaratën e Gërvallës si skandaloze, ndërsa tha se Ministria duhej të shpallte ditë zie pas kësaj tragjedie.

“Deklarata e Donika Gërvallës ishte skandaloze, ministria atë ditë qeshte në seancë me një tragjedi shtetërore ku duhej ditë zie” – tha Guri.

Deputeti gjithashtu e ka bojkotuar këtë seancë të jashtëzakonshme të mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës.