Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, tetë persona shoqërohen në polici
Këtë të enjte tetë persona janë të shoqëruar nga policia në komisariatin Nr.1 pas incidenteve të regjistruara në protestën e sotme para Kuvendit. Herë pas herë ka pasur përplasje dhe shtyrje me policinë nga ana e protestuesve të PD dhe deputetëve demokratë, ndërsa efektivët kanë reaguar duke përdorur spraj me piper në drejtim të tyre.…
Lajme
Këtë të enjte tetë persona janë të shoqëruar nga policia në komisariatin Nr.1 pas incidenteve të regjistruara në protestën e sotme para Kuvendit.
Herë pas herë ka pasur përplasje dhe shtyrje me policinë nga ana e protestuesve të PD dhe deputetëve demokratë, ndërsa efektivët kanë reaguar duke përdorur spraj me piper në drejtim të tyre.
Ndërkohë edhe nga krahu tjetër i hyrjes së Parlamentit, ku gjendet një qendër tregtare ka pasur përplasje të herëpashershme me policinë në drejtim të të cilës janë hedhur tymuese. /Euronews.al/