Ten Hag premton se United do të luftojë për ta mposhtur Liverpoolin

Trajneri i Mançester United, Erik ten Hag, këmbëngul se “The Reds” duhet të luftojnë për ta rigjetur formën e tyre dhe se për këtë duhet bërë një punë jashtëzakonisht e madhe. United ka pësuar dy humbje të njëpasnjëshme në fillim të sezonit të ri të Premier Ligës dhe Erik është i vetëdijshëm për provën kundër…

Sport

19/08/2022 18:58

Trajneri i Mançester United, Erik ten Hag, këmbëngul se “The Reds” duhet të luftojnë për ta rigjetur formën e tyre dhe se për këtë duhet bërë një punë jashtëzakonisht e madhe.

United ka pësuar dy humbje të njëpasnjëshme në fillim të sezonit të ri të Premier Ligës dhe Erik është i vetëdijshëm për provën kundër Liverpoolit të hënën në mbrëmje.

Por pavarësisht nga kundërshtari dhe ajo që po kalon klubi, trajneri pret të shohë një shpirt luftarak nga skuadra e tij kundër skuadrës së Jurgen Klopp.

“Ne punojmë nga ndeshja në ndeshje dhe tani është Liverpool. Natyrisht, ne e dimë se çfarë ndodh kur luan kundër Liverpool-it dhe veçanërisht kur je Manchester United. Pra, sigurisht, duhet të jemi gati, por gjithashtu duhet të fitojmë pikë, duhet të luftojmë me veten në këtë sezon.”, tha Ten Hag, transmeton lajmi.net,

“Unë e di, ne jemi rivalë dhe ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, por veçanërisht këtë lojë”, shtoi ai.

United e pret në ‘Old Trafford’ Liverpoolin të hënën, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/