Ten Hag pas sigurimit të Ligës së Kampionëve: Nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u arritur

Man United mbrëmë deklasuan 4:1 skuadrën e Chelseat, duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Ky ishte objektivi kryesor i ‘Djajve të Kuq’ dhe trajneri, Erik ten Hag tha se nuk e kishin lehtë ta arritur. “Ne jemi në Ligën e Kampionëve. Nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u arritur në këtë sezon…

Sport

26/05/2023 09:39

Man United mbrëmë deklasuan 4:1 skuadrën e Chelseat, duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Ky ishte objektivi kryesor i ‘Djajve të Kuq’ dhe trajneri, Erik ten Hag tha se nuk e kishin lehtë ta arritur.

“Ne jemi në Ligën e Kampionëve. Nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u arritur në këtë sezon të Premier Ligë ku ka shumë skuadra konkurruese. Sot donim tre pikët dhe e treguam me një qëndrim fitues. Chelsea ka lojtarë të jashtëzakonshëm, por në kundërsulm ishim shumë të mirë dhe të rrezikshëm”, tha fillimisht trajneri holandez.

“Në fund shënuam katër gola, por mund të ishin më shumë. Tani mund të përfundojmë në vendin e tretë, është e rëndësishme të mbajmë përqendrimin e lartë dhe të mos pësojmë lëndime. Kjo e fundit do të jetë një ndeshje e rëndësishme, ne duam ta fitojmë atë”, përfundoi më tej Ten Hag.

Me fitoren mbrëmë Man United janë ngjitur në vendin e tretë në tabelë me 72 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/