Kadrijaj ia lë foton e Ernest Lumës kryeministrit Kurti në Kuvend: Shokun e lëvizjes studentore e ke larguar nga punë, turp
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka larguar nga puna në RTK shokun e tij të lëvizjes studentore, Ernest Lumi. Ajo ka vlerësuar se një veprim i tillë është i turpshëm. Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo ia ka dhuruar kryeministrit fotografinë e përbashkët të Kurtit dhe…
Lajme
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka larguar nga puna në RTK shokun e tij të lëvizjes studentore, Ernest Lumi.
Ajo ka vlerësuar se një veprim i tillë është i turpshëm.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo ia ka dhuruar kryeministrit fotografinë e përbashkët të Kurtit dhe Lumës.
“Ermes Luma është një gazetar me integritet dhe personalitet. Si mundet Albin Kurti shokun e vet te lëvizjes studentore me e largu nga puna. Kjo është turp, kjo është marre. Reflekto kryeministër se e ke pas shok e ke shok dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politik me largu gazetar që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, ka thënë Kadrijaj.
Ernest Luma padit RTK-në pas largimit nga puna: Më larguan si në kohën e Millosheviqit
