Televotimi pas Zarfit të Zi: Labi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Pas hapjes së televotimit për Labinot Rexhën, si pasojë e sjelljes së tij dhe leximit të Zarfit të Zi, vendimi i publikut nuk vonoi. Me numërimin e votave, u bë e qartë se publiku kishte vendosur që Labi të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Ky moment shënon përfundimin e aventurës së tij…

ShowBiz

14/02/2026 08:31

Pas hapjes së televotimit për Labinot Rexhën, si pasojë e sjelljes së tij dhe leximit të Zarfit të Zi, vendimi i publikut nuk vonoi.

Me numërimin e votave, u bë e qartë se publiku kishte vendosur që Labi të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Ky moment shënon përfundimin e aventurës së tij brenda formatit, pas tensioneve dhe debatëve që kishin përfshirë banorin gjatë gjithë edicionit.

Largimi i tij u ndoq me emocione nga banorët dhe shikuesit, duke e bërë këtë një nga momentet më dramatike të këtij edicioni.