Telashet që po e mundojnë Zidanen para sfidës me Tottenhamin

Real Madrid mund të jenë pa Iscon, Raphael Varanen dhe Gareth Balen në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

Sport

30/10/2017 16:31

Kampionët e kësaj gare, të mërkurën luajnë në ‘Wembley’ ndaj Tottenhamit, pas barazimit të arritur në ‘Santiago Bernabeu’.

Para kësaj ndeshje, trajneri Zidane kishte shpresuar në rikthimin e Bale, por ky i fundit është rikthyer në stërvitje vetëm gjatë ditës së sotme, duke e bërë të pamundur rikthimin ndaj Tottenhamit.

Për Real Madridin gjërat bëhen edhe më të vështira kur kuptohet se listës së mungesave mund t’i shtohet edhe Keylor Navas, ndërsa të sigurt mungesën e kanë Dani Carvajal dhe Mateo Kovacic.

Reali dhe Tottenhami ndajnë vendin e parë në grupin H në Ligën e Kampionëve, me nga shtatë pikë, dhe një fitore për secilën skuadër do të garantonte kalimin në fazën tjetër./Lajmi.net/