Teksa Bitcoin thyen rekord përsëri, valutat tradicionale si euro, dollarë dhe funt po humbin vlerën

Rritjet ditore janë ato që bëjnë ndryshimin, thonë ekspertët.

Auto & Tek

14/04/2021 13:49

Fiks një muaj pas arritjes së rekordit më të lartë ndonjëherë, Bitcoin përsëri ka arritur një rekord të ri duke tejkaluar shumën $63,000 në vlerë, shkruan lajmi.net.

Ethereum është kriptovaluta e dytë më e vlefshme në botë, të martën ka arritur po ashtu një vlerë të re.

Këto rritje të vlerave kanë quar vlerën e përgjithshme të marketit të kriptovalutave në më shumë se $2 trilionë, duke tejkaluar vlerën e kombinuar të Facebook dhe Tesla.

Disa analist parashikojnë se këto rritje do të vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe e kanë larg akoma mbarimin.

Por me pranimin e kriptovalutave si valutë blerëse nga PayPal dhe Visa, vlera e tyre pritet të rritet edhe më shumë sesa është paraparë.

Fillimi i rritjes së vlerës daton që në marsin e kaluar, kur pandemia filloi. Çmimi i bitcoin në atë kohë ishte nën $5,000 dhe në dhjetor arriti vlerën $20,000.

Disa ekspert mendojnë se arsyeja pas kësaj rritje ka qenë jostabiliteti ekonomik që u soll nga karantina në shumë shtete, shkruan lajmi.net.

Bitcoin është i kufizuar, sepse vetëm 21 milionë bitcoin janë krijuar, dhe nuk do të krijohet asnjë më shumë, kanë bërë që investitorët ta shohin atë si “ar digjital”, që është shumë i sigurtë.

Gjithashtu, shtetet janë detyruar të prodhojnë para për të mbrojtur bizneset dhe qytetarët nga humbjet fatale, gjë që gjithashtu ndikon që të ulë vlerën e valutave tradicionale.

Me këtë ulje të vlerës së valutave tradicionale, investitorët po i shohin kriptovalutat si një mënyrë më të sigurt për të kursyer para.

Këta faktorë mund të shtyjnë që bitcoin dhe kriptovalutat e tjera të rriten më shumë e më shumë në vazhdim. Në terma afatgjatë, teknologjia është vazhdimisht në rritje prandaj edhe metodat e pagimit me kriptovaluta me shumë gjasë do të bëhen e ardhmja e ekonomisë.

Teksa rekordet e reja të vlerës së bitcoin janë ato që i dëgjojmë në lajme, rritjet e ngadalta ditore të të gjitha valutave janë vazhdimisht një hap përpara drejt digjitalizimit të pagesave plotësisht. /Lajmi.net/