Të Ushqyerit me Art

Noma, restoranti në një depo të vjetër në Kopenhagë, u bë i famshëm në vitin 2010 kur një ekip i kritikëve dhe profesionistëve të ushqimit e vlerësuan atë si restoranti më i mirë në botë, titull të cilin e mbrojti edhe për dy vitet e ardhshme. Rene Rexhepi, Kryeshefi i Noma’s, me prejardhje shqiptare natyrisht,…

ShowBiz

15/12/2013 22:00

Noma, restoranti në një depo të vjetër në Kopenhagë, u bë i famshëm në vitin 2010 kur një ekip i kritikëve dhe profesionistëve të ushqimit e vlerësuan atë si restoranti më i mirë në botë, titull të cilin e mbrojti edhe për dy vitet e ardhshme.

Rene Rexhepi, Kryeshefi i Noma’s, me prejardhje shqiptare natyrisht, konsiderohet themelues i “Kuzhinës së Re Nordike”, e cila i reinterpreton përbërësit nga Skandinavia për të krijuar përjetime të papritura të të ushqyerit, p.sh., ngrënien e thneglave, karkalecave të detit të gjallë, apo të algave të detit.

Ai tashmë e ka shkruar një libër për restorantin e tij, të hapur në vitin 2004.

Mirëpo, A Work in Progress është ndryshe: duke e paraqitur elegancën spartane të vetë restorantit, ai vjen në formatin e tre librave të thjeshtë në një kuti kartoni, me recetat, fotografitë dhe – ç’është më interesante – me ditarin e tij nga viti 2011.

I shkruar gjatë çasteve të pakta të lira në periudhën mes përfundimit të punës dhe gjumit, ky ditar është portreti më i mirë i sfidave intelektuale dhe emocionale të krijimit të njërës prej menyve më kreative në këtë fushë.

Ajo që shfaqet në kronikat e Rene Rexhepit është portretizimi i kursimit, ndjeshmërisë ambientale dhe zotësisë.

A.M.

Rene Rexhepi flet për librin e tij.