Të shtëna me armë zjarri, policia gjen në vendin e ngjarjes 91 gëzhoja

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga dy persona në fshatin Zjaq më Mitrovicë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja. Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër sipas policisë gjendet në…

Lajme

21/03/2024 09:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga dy persona në fshatin Zjaq më Mitrovicë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër sipas policisë gjendet në arrati.

“Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport të policisë. /Lajmi.net/