Të shtëna me armë zjarri për Vitin e Ri, sekuestrohen katër armë dhe municion në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e katër armëve dhe municionit në Prizren. Festimet e ndërrimit të motmoteve në rajonin e Prizrenit kanë kaluar kryesisht pa incidente madhore dhe me atmosferë festive, por jo të gjithë kanë festuar në mënyrë të ligjshme. Në pesë raste është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e katër armëve dhe municionit në Prizren.
Festimet e ndërrimit të motmoteve në rajonin e Prizrenit kanë kaluar kryesisht pa incidente madhore dhe me atmosferë festive, por jo të gjithë kanë festuar në mënyrë të ligjshme.
Në pesë raste është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku tri prej tyre janë iniciuar tanimë.
“Gjatë kësaj periudhe, Policia ka sekuestruar: Katër armë zjarrit dhe një sasi të municionit.Disa persona janë arrestuar, ndërsa tre prej tyre janë ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastet e evidentuara, ndaj të gjithë personave të përfshirë është iniciuar procedura penale dhe do të ngrihen kallëzime penale.Policia e Kosovës ka rikujtuar disa herë se përdorimi i armëve apo mjeteve të rrezikshme jo vetëm që është i kundërligjshëm, por paraqet rrezik serioz për jetën dhe pronën e qytetarëve”./Lajmi.net/