Të shtëna me armë zjarri në shesh në Prishtinë, i dyshuari është arrestuar – Nuk ka të lënduar

Sot, rreth orës 22:40 ka pasur të shtëna me armë zjarri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është sekuestruar një armë. Nga këto të shtëna, Ahmeti ka thënë se…

Lajme

05/08/2025 23:35

Sot, rreth orës 22:40 ka pasur të shtëna me armë zjarri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është sekuestruar një armë.

Nga këto të shtëna, Ahmeti ka thënë se nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/