Të shtëna me armë zjarri në Mramor të Prishtinës, të dyshuarit duke ikur tentuan t’i godasin policët me veturë – Ende janë në arrati
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Mramor të Prishtinës. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar një veturë të dyshuar e cila nuk u ndal as pas sinjalizimit të Policisë për tu ndalur në pikë kontrolli dhe duke vozitur me shpejtësi të madhe ka…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Mramor të Prishtinës.
Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar një veturë të dyshuar e cila nuk u ndal as pas sinjalizimit të Policisë për tu ndalur në pikë kontrolli dhe duke vozitur me shpejtësi të madhe ka rrezikuar zyrtarët policorë.
Policia ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli por vetura përsëri nuk është ndalur dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje t’i godas zyrtarët policorë. Për të shmangur rrezikun, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën e zjarrit, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka njoftuar se të dyshuarit janë ende në arrati.
Borovci ka bërë thirrje se kushdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të kontaktoj menjëherë Policinë.
“Prishtinë 15 dhjetor 2024 – Rreth orës 17:30 është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç‘rast ka identifikuar një veturë të dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor. Duke parë rrethanat e ngjarjes policia me shpejtësi ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policor. Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit. Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati. Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre. Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë”, ka thënë Borovci për lajmi.net. /Lajmi.net/