Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Prishtinë, mes viktimave edhe një e mitur
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në Prishtinë, ku viktima dyshohet se kanë qenë dy gra, një vajzë e mitur dhe një bashkëshorte. Për dy nga rastet, Policia e Kosovës ka arrestuar personat e dyshuar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur më 10 nëntor 2026, raporton…
Lajme
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në Prishtinë, ku viktima dyshohet se kanë qenë dy gra, një vajzë e mitur dhe një bashkëshorte. Për dy nga rastet, Policia e Kosovës ka arrestuar personat e dyshuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur më 10 nëntor 2026, raporton lajmi.net
Në rastin e parë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij.
Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Ndërkohë, një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar po në Prishtinë, rreth orës 20:05.
Sipas Policisë, një burrë dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje.
Rasti i tretë është raportuar në orën 22:10, ku viktimë dyshohet të jetë një vajzë e mitur.
Sipas raportit policor, e mitura dyshohet se ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.
Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit, është vendosur që procedurat të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
Të tri rastet janë regjistruar nga Policia e Kosovës si raste të dhunës në familje./Lajmi.net/