Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Fushë Kosovë dy ditë më parë, dërgohet në strehimore
Një vajzë e mitur është gjetur në Fushë Kosovë pasi është raportuar e zhdukur më 9 nëntor të këtij viti. Në këtë datë, një person ka raportuar në Polici se mbesa e tij ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Viktima është paraqitur në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit…
Lajme
Një vajzë e mitur është gjetur në Fushë Kosovë pasi është raportuar e zhdukur më 9 nëntor të këtij viti.
Në këtë datë, një person ka raportuar në Polici se mbesa e tij ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Viktima është paraqitur në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit e njëjta është dërguar në strehimore.
Rasti po hetohet.
“Fushë Kosovë 09.11.2026 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se mbesa e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Shtesë: Viktima e mitur femër kosovare është paraqitur në stacion policor, me urdhër të prokurorit e njëjta dërgohet në strehimore. Rasti nën hetime”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/