Të shtëna me armë zjarri në “Dardani”, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit. Rasti është konfirmuar nga Policia e Prishtinës për lajmi.net. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se gjithçka ka ndodhur në orën 11:00 kur njësitet kanë marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri. “Sot rreth orës 11:00, policia ka…

Lajme

29/09/2023 11:42

Një person ka mbetur i plagosur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Prishtinës për lajmi.net.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se gjithçka ka ndodhur në orën 11:00 kur njësitet kanë marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për lajmi.net.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha në fund Ahmeti. /Lajmi.net/