Të shtëna me armë në Podujevë, vritet një person – zbardhen detajet e para nga Policia

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Podujevë.

Lajme

13/06/2022 19:51

Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, shkruan lajmi.net.

Rastin për mediumin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.”, ka thënë ai.

Lajmi.net do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /Lajmi.net/