Të rejat e fundit rreth rikthimit të Van Dijk dhe Joe Gomez
Dyshja e mbrojtës së Liverpoolit po vazhdojnë të punojnë në rikthimin nga lëndimet.
Sport
Joe Gomez dhe Virgil van Dijk janë të lënduar dhe që të dy po punojnë për t’u rikthyer sa më shpejt që është e mundur, shkruan lajmi.net.
Holandezi ka filluar që të punojë me topin dhe është parë disa herë duke u stërvitur në fushë.
Në anën tjetër, Gomez akoma po vazhdon të stërvitet në palestër dhe nuk pritet që asnjëri të rikthehet.
Në videon që ai ndau në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Van Dijk u pa duke kryer një vrapim të lehtë në një moment./Lajmi.net/